Erdgys Arrazi mesditën e sotme ka dalë përpara gjykatës në Shkodër për t’u njohur me masën e sigurisë pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij të mitur, që u mbytën në Bunë.
Ishte veshur me një bluzë sportive me kapuç, për t’iu shmangur fokusit të medias, ndërsa del nga furgoni me kokën e ulur. Sot u gjet djali i tij 3-vjeçar, dje dhe pardje vajzat, vijojnë kërkimet për trupin e bashkëshortes së tij, Alma Arrazi.