-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fabrizio Romano: Armando Broja largohet nga Chelsea

Kryesoret

Aventurës së Armando Brojas tel klubi i Chelseas i ka ardhur fundit. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, i cili shkruan se ‘lojtari dhe klubi do të ndahen këtë verë, sapo sulmuesi shqiptar të kthehet nga huazimi që po kalon tek Fulham’.

Kështu një telenovelë e gjatë me spekulime dhe skenarë të ndryshëm po shkon drejt fundit, ashtu si ky sezon aspak pozitivë për Brojën.

Në munges të hapësirës tek blutë e Londërs, dhe shumë lojëra fjalësh nga trajneri Pocchetino, Broja zgjodhi të kalonte tek Fulham në janar, në kërkim të minutazhit dhe formës para Euro 2024.

Një transferim që la shumë për të dëshiruar, me sulmuesin e kombëtares shumë rrall herë e ka parë fushën, së fundmi edhe stolin.

Romano gjithashtu shkruan se drejt lojtarit ka interes të lartë nga shumë klube, për të cilat Broja mund të jetë opsioni i duhur. Një rol të madh në të ardhmen e tij do të ketë edhe Euro 2024.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit