-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Antifashizmi Çam/ Alket Veliu: Ali Demi, një nga heronjtë e Çamërisë martire

Kryesoret

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” në frymën e veprimtarive për 80-vjetorin e gjenocidit, sot që është 8 Maji, dita e fitores ndaj fashizmit përkujtoi dhe nderoi Heroin e Popullit Ali Demi dhe kontributin e Çamërisë në Luftën Antifashiste. I ftuar ishte edhe nipi i Ali Demit, ambasador Luan Rama-shkrimtar, studiues i njohur dhe autor i librit “Pranvera dy hapa pranë” për Heroin e Popullit.

Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu u shpreh se Ali Demi, ishte një nga heronjtë e shumtë të Çamërisë martire, që derdhi gjakun për Shqipërinë, duke spikatur në luftën për çlirim nga zgjedha fashiste, së bashku me mbi 500 partizanë të tjerë çamë, që formuan Batalionin IV “Ali Demi” në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM).

Antifashizmi Çam, tha më tej, Veliu është një trashëgimi e vyer e historisë sonë kombëtare që tregon se popullsia çame ishte në anën e duhur të historisë, ndërsa alibia zyrtare greke për “kolaboracionizëm me pushtuesit” tregon degradim dhe megalomani, në emër të megaloidesë dhe të delirit nazist kuisling grek për zhdukjen e çështjes çame dhe të Çamërisë.

Ali Demi ynë i bën nder jo vetëm Çamërisë por të gjithë Shqipërisë prandaj do të mbetet i pavdekshëm. Ai ra heroikisht në emër të lirisë kombëtare në moshën 25-vjeçare. Antifashizmi në Çamërisë gjeti strehë në familje të mëdha që frymëzuan luftën e madhe kundër fashizmit.

Shqiptarët e Çamërisë nuk zgjodhën të bashkëpunojnë me asnjë fashist, as të Metaxas, as Duçes dhe as të Hitlerit, por me lëvizjen antifashiste në Shqipëri dhe Greqi duke krijuar formacionet e veta të rezistencës çlirimtare nëpërmjet formimit të çetës Çamëria dhe batalionit të katërt Ali Demi dhe duke iu bashkuar edhe ushtrive çlirimtare në Shqipëri dhe Greqi.

Edhe pse popullsia çame u hodh në luftë së bashku me popullin grek dhe nuk u gjend në prehrin e okupatorit ajo pësoi një gjenocid të pashembullt në histori. Shteti grek nuk mund të mohojë rezistencën e përbashkët antifashist greko-çame.

Kanë kaluar 80 vite nga dita e gjenocidit dhe të gjitha qeveritë greke nuk e kanë pranuar krimin e kryer në Çamëri, por akuzojnë shqiptarët për krime duke e kthyer agresorin në viktimë njëjtë sikur ndodh me Vuçiç që akuzon për krime, duke harruar krimet e ish-shefit të vet Millosheviç.

Sot është 8 Maji, dita e fitores ndaj fashizmit, që shënoi mbarimin e luftës së dytë botërtore ndërkohë që shteti grek akoma mban një qëndrim armiqësor me Shqipërinë duke mbajtur në fuqi ligjin e luftës. Për Athinën lufta e dytë botërore mes dy shteteve nuk ka përfunduar. Ndërsa për mendjet e mbrapshta në Greqi megaloidesë është ende një projekt i pa finalizuar për të cilin duhet luftuar. Grekët i tremben historisë dhe sot ata kanë frikë ende nga Çamëria?

Por përse? Përgjigjen më të mirë e jep shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, i cili, po citoj thotë “Çamëria nuk është kurrsesi një fantazmë që ngrihet për të errësuar marrëdhëniet e fqinjësisë mes grekëve dhe shqiptarëve përkundrazi kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra ata afrohen më fort dhe rrjedhimisht duke kuptuar më mirë njëri tjetrin e duan më shumë njëri tjetrin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit