-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Nuk do marrim pjesë në Komisionin e Dezinformimit

Kryesoret

Në një konferencë për gazetarët kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi bëri me dije se nuk do të marrin pjesë në Komisionin hetimor të Dezinformimit.

Bardhu u shpreh se Shqipëria ka probleme më të mëdha që duhet të jenë edhe prioritet për deputetët. Bardhi tha se “i urojnë suksese komisionit të dezinformimit”.

“I urojmë shumë suksese komisionit të dezinformimit, unë gjykoj që Shqipëria ka probleme shumë më të thella që parlamenti duhet të merret, që duhet të përbëjnë prioritet të deputetëve, kështu që i urojmë shumë suksese, unë e kuptoj që Rama do të emërojë deputetë të caktuar të grupit të tij parlamentar, i urojmë suksese në punën e tyre”, u shpreh Bardhi.

Sa i takon përbërjes së komisionit, 6 anëtarë janë të mazhorancës, ndërsa kjo e fundit drejtimin ia ka besuar Erion Braçes. 5 anëtarë janë të opozitës, ku Bardhi sot lajmëroi që s’do të jenë pjesë.

Xibraka/ Bardhi publikon shkresat: SPAK ka nisur hetimet për Olsi Ramën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit