9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet avokati i Erdgys Arrazit: Donte që Alma dhe fëmijët të varroseshin…(Intervista)

Kryesoret

Në një lidhje telefonike me “5Pyetjet.al” ka folur avokati i Erdgys Arrazit i cili ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen dhe moslejimin e 31-vjeçarit në varrimin e 2 fëmijëve të mitur.

Avokati, Blerim Bazhdari është shprehur se drejtoria e Burgjeve dhe Prokuroria ka dhënë lejen por ishte policia ajo që nuk pranoi ta shoqëronte.

Ai gjithashtu zbuloi dhe një tjetër detaj në lidhje me klientin e tij i cili donte që Alma Arrazi dhe fëmijët të mbytur në lumin Bunë, të varroseshin në të njëjtin vend.

“Nuk ka pasur dëshirë t’i ndajë, prandaj ka kërkuar që edhe e shoqja të prehet pranë fëmijëve. Nuk ka dashur që t’i ndajë. Por Erdgysi është në gjendje të rëndë psikologjike.

Në momentin që takon klientin tim me atë lloj gjendje, është shumë e vështirë të diskutosh për gjëra të tjera”- u shpreh avokati duke mos dhënë detaje lidhur me akuzat që i bëhen klientit të tij.

Fëmijët u varrosën në Shkodër ndërsa Alma u varros në Durrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit