Sot ishte mbledhur Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS ku nuk pati dakortësi për të votuar planin hetimor.
PS ka braktisur mbledhjen ku si fillim kanë kërkuar 5 minuta pushim.
Hetimi parlamentar synon të japë përgjigje për shqetësimet e ngritura për ndërhyrje të paligjshme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve të shtetasve të kufi, të njohur si TIMS.
Ky komision drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salianji.