Agjencia e Mbikëqyrjes policore (AMP) ka lënë në arrest shtëpie punonjësin e policisë Th.M, në komisariatin e Përmetit.
Ky punonjës i policisë dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka larguar nga vendi i aksidentit, makinën e vajzës së tij, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.
“Punonjësi i policisë Th.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.’- thuhet në njoftimin e policisë.