-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbani frymën! Spektakël në Bernabeu

Kryesoret

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut në Bernabeu ku do të përcaktohet finalisti i dytë që do të përballet me Dortmundin në finalen e madhe. Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi 2-2. Gjithçka tani është e hapur.

Në prag të sfidës trajneri Carlo Anceloti u shpreh mjaft optimist. “Ne duhet te tentojme me te miren tone. Kemi shansin te luajme nje tjeter finale. E dime qe gjysmefinalet jane te veshtira por ne jemi te motivuar.

Real Madridi dhe Bayern Munich jane shume klube te ngjajshme. I respektojme per ate qe jane dhe kemi marredhenie te mira. Ne ndeshje e pare ata ishin me te mire se ne. Courtois ka punuar mire por i duhet kohe te kthehet ne versionin e tij me te mire. Ne porte starton Lunin” tha ai.

Në krahun tjetër, tekniku gjerman Tuhel tha se beson tek arritja e finales duke mos i kursyer superlativat për lojëtarët e Realit. “Kros ka vite që ka qenë kyç, nuk ka problem të përballojë presionin dhe të vesh këtë fanellë. Ka arritur shumë suksese, ka një karrierë mbresëlënëse, e dominon lojën në mënyrën e tij, i shfrytëzon ato hapësira. Vendos ritmin dhe merr frenat e lojës së Real Madridit”.

Ndalimi i Vinicius? “Është vështirë, shumë përpiqen dhe nuk ia dalin. Nuk mund të ndalosh të gjitha pasimet, Kroos, Valverde…pasojnë nga kudo. Vini mund të pranojë topa nga distanca e largët, të driblojë dhe mund të shfaqet. A mund të bëjmë më mirë se në ndeshjen e parë?

Po, dhe ne do të përpiqemi. Një pjesë e rëndësishme është të pranojmë se jo gjithçka do të jetë perfekte për ne. Duhet të luash lojën, jo thjesht të shohësh mundësinë. Kur flasim për lojtarët nuk flasim për mitin, por për përmbajtjen e ndeshjes.

Asgjë nuk është e pamundur, ne patëm një ndeshje të parë të mrekullueshme. Ne luajtëm më mirë, por nuk fituam, njësoj këtu” tha Thomas Tuchel, trajner i Bayern Munich.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit