Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, një përfundoi në burg. Bëhet fjalë për Armand Losi, 33 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, banues në Champdepraz.
Në arrest shtëpie janë bashkëshortja e tij Gentjana Losi dhe një bashkatdhetar i tyre, Gentian Troplini banues në Montjovet, si dhe Mattia Alliod, 36 vjeç, nga Saint-Vincent.
Për katër persona të tjerë, të gjithë italianë me banim në Media dhe Bassa Valle, gjyqtari urdhëroi kërkesën e nënshkrimit.