Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati mafioz ndaj Roan Brahimit në Greqi.
Mediat greke thonë se nuk kanë asnjë informacion mbi autorët e vrasjes të 32-vjeçarit.
Oficerët e policisë po hetojnë rastin dhe besojnë se bëhet fjalë për larjes hesapesh mes grupeve rivale.
“Hetimet po zhvillohen me ritme të shpejta pasi ekziston frika se autorët do të tentojnë të largohen jashtë vendit . Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja dhe ka konstatuar se viktima kishte marrë dy plumba, një në kokë dhe një pak më poshtë pjesës së kokës”, raporton Protothema.