Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, disa biznese të profesioneve të lira kanë nisur aplikimin e tarifave të shtrenjtuara për shërbimet e ofruara.
Avokatët paralajmëruan më herët se përfshirja e tyre në taksimin progresiv, do të t’i godasë për së dyti herë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të hartës së re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave, çka do të reflektohej në shtrenjtimin e tarifave.
Avokati Përparim Caca pohoi për Monitor se për shkak të tatimit të lartë, tarifat e përfaqësimi në gjyq nga avokatët janë rritur mesatarisht 15 deri 20%.
“Konkretisht nëse më parë tarifa për çështje përfaqësimi në gjyqet civile nga 45,000 lekë që kushtonin tashmë janë bërë 60,000 mijë lekë (rritja 33%)”, thotë ai.
Sipas tij rritje deri 20% të tarifave pritet të ketë edhe për shërbime të tjera të ofruara, si nga stomatologët, psikologë etj.
Me ligjin e ri fitimi neto i bizneseve taksohet në normat 15 dhe 23%, i llogaritur nga diferenca e të ardhurave vjetore me shpenzimet. Llogaritjet e administratës tatimore për 9 këstet e parapagimet u mbështetën mbi deklarimet e bizneseve për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2023. Ligji përfshiu për herë të parë njohjen e shpenzimeve apriori. Për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me xhiro 10 milionë në vit, te profesionet e lira njohja e shpenzimeve apriori ishte në masën 30%.
Nga zbatimi i ligjit rezultoi se biznesit nuk iu dha mundësia të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve apriori, të parashikuar në ligj, që në vitin e parë të zbatimit.Për më shumë kliko KËTU