-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Burri dhe vjehrri i ministres Ibrahimaj me hotele super luksoze në jug

Kryesoret

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD e Rithemelimit, Gerta Vangjeli ka kërkuar nga SPAK që të hetojë bizneset e bashkëshortit të ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj.

“Bashkëshorti ka disa aktivitete tregtare. Referuar vetëdeklarimeve pranë ILDKPI, bashkëshorti i saj Andri Përparim Ibrahimaj rezulton:

  1. Drejtues në hotelin super luksoz me pronar babain e tij, ‘Atlantid Hospitality’ në Qeparo, në bregun e detit.

  2. Pronar i subjektit tregtar ‘Baçja’ shpk me objekt ushtrim aktiviteti bar- restorant etj.

  3. Pronar i subjektit tregtar ‘Red Field Farm’ shpk, me objekt Mbjellje, kultivim dhe tregtim fruta – perime te llojeve te ndryshme etj, me adresë në Kurbin.

  4. Pronar i subjektit tjetër tregtar ‘Te Baçja’ shpk me nr. tjetër identifikimi, por me objekt e adresë të njëjtë të ushrimit të aktivitetit me sa më lart.

Meqenëse ligjin për konfliktin e interesit vlerëson se kur aksionet e pronësisë të regjistruara në emër të personit të lidhur me zyrtarin, në këtë rast në emër të vjehrrit dhe bashkëshortit të ministres, vlerësohen njësoj sikur të ishin të regjistruara në emrin e vetë zyrtares Ibrahimaj.

Është koha që Delina Ibrahimaj, së bashku me familjarët të sqarojë opinionin publik dhe SPAK, lidhur me:

1. Burimin e të ardhurave dhe procedurat e kalimit të pronësisë së pasurisë nr.129/113-ND, volumi 12, faqe 187, zk.3095 në Qeparo,Vlorë, dhe procedurat ligjore që u ndoqën për ndërtimin e hotelit.

2. Arsyen e shkeljes me vetëdije të ligjit me qëllim përfitimin personal e familjar” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit