Në javën e 36-të të Serie A, u luajtën përballje të cilat mund të vendosin fatin e disa ekipeve, pjesë e të cilëve janë edhe futbollistët shqiptarë.
Fillimisht Empoli i Ismajlit u përball me Lazion duke marrë një disfatë 2-0, humbje e cila shton rrezikun për të siguruar një vend në elitën e futbollit italian sezonin e ardhshëm.
Por të njëjtin fat, ndoshta edhe më të rëndë pati Bajrami dhe Kumbulla me Sassuolon, ky i fundit protagonist i disfatës së të tijëve ndaj Genoas.
Pas fitores me Interin javën e kaluar, Sassuolo u kap fortë pash shpresës, se mbijetesa është e mundur, madje ishin të parët që shënuan me Pinamontin kundër ‘grifonëve’.
Pjesa e dytë rezervoi surpriza, fillimisht Badelji barazoi për vendasit në të 56-tën, dhe vetëm 7 minuta më vonë mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla dërgoi topin në rrjetën e tij.
Marash Kumbulla autogoal, serie a, sassuolo pic.twitter.com/DNKGhSc7lf
— News video (@Newsvideo13) May 12, 2024
Një përmbysje dhe një gabim që nuk tronditi vetëm mbrojtësin 24-vjeçar por dhe ekipin, pasi Genoa mori lojën në dorë duke siguruar dhe 3 pikët.
Një disfatë e cila duket kritike për ekipin e Bajramit dhe Kumbullës, pasi ndodhen në vendin e 19-të në renditje me vetëm 29 pik, 3 më pak se zona e mbijetesës.
Me vetëm 2 javë të mbetura në kalendar, dhe ekipin totalisht jashtë forme, duket se Sassuolo ka prerë biletën për në Serie B.