Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq Shefki Bylykbashin, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” si dhe personin qytetaren me iniciale H.B. për kryerje të veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/ i Kodit Penal.
Shefki Bylykbashi akuzohet për vrasjen e djalit.
“Në rastin konkret, autori me dashje dhe me vullnet të plotë si dhe me qëllimin për ta vrarë, ka goditur djalin e tij në kokë, disa herë. Ai ka marrë dhe ka përdorur çekiç gurësh dhe dru zjarri si armë të krimit dhe pasi i ka dhënë goditjet fatale të birit, është përpjekur ta mbulojë krimin si vetëdëmtim të viktimës, duke përforcuar idenë që veprimet e tij në drejtim të vrasjes të të birit kanë qënë të vullnetshme dhe të qëllimta për të sjellë pasojën e dëshiruar, humbjen e jetës të të birit.
Sa më sipër e bazuar në kërkesat e nenit 331 të K.Proc.Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kërkoi:
– Dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr.126/2023 me të pandehur shtetasin Sh. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal dhe me të pandehur shtetasen H. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.” thuhet në njoftimin e gjykatës.