Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.
Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019. Gjithashtu Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut.
Por, mësohet se në Prokurorinë e Tiranës ende nuk është administruar vendimi i KPA.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit riktheu në detyrë, Antoneta Sevdarin me një vendim të datës 10 Maj, i cili u mor pasi Gjykata e Strasburgut e konsideroi të drejtë apelimin e prokurores dhe dënoi shtetin shqiptar me 25 mije euro.
Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit.
Në vendimin që u lexua nga kryesuesja e seancës, Natasha Mulaj thuhet se “Kolegji arrin në konkluzionin se në kushtet kur parashikimet e konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe vendimmarrjen e GJEDNJ lidhur me respektimin e saj referuar parashikimeve kushtetuese janë të detyrueshme për zbatimin nga shteti shqiptar.
Sa kohë lidhur me çështjen objekt gjykimi, dhënia e masës shkarkim nga detyra është çmuar nga GJEDNJ që ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë është konfirmimi i saj në detyre.”