-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmenduri! Ish-lojtari i Barcelonës firmos me Dinamon por dërgon të luaj vëllain binjak

Kryesoret

Një histori e çuditshme po shfaqet nga Rumania, ku ish-lojtari i Barcelonës, Edgar Le po akuzohet për mashtrim. 30-vjeçari dyshohet se ka dërguar vëllain e tij binjak Edelino Le për të luajtur për Dinamon e Bukureshtit.

Le është një ndërkombëtar për Guinea-Bissau, dhe që nga debutimi i tij nën Luis Enrique me Barcelonën ka kaluar nëpër radhët e Villarreal, Lille, Feyenoord, Nantes, Trabzonspor dhe më pas Basaksehir përpara se të nënshkruajë për Dinamon këtë verë. Megjithatë, siç detajohet nga Emmanuel Rosu, ka dyshime nëse ata kanë Le-në e duhur

Dinamo e zbuloi se Edelino nuk ishte Edgar Ié… sepse fliste vetëm portugalisht!

Rasti i shkëmbimit u zbulua nga gazetari Daniel Sendre, i cili raportoi se Dinamo Bukureshtit u befasua kur Edgar Ié nuk fliste mirë anglisht dhe komunikonte vetëm në portugalisht, pavarësisht se kishte luajtur në Spanjë, Francë, Turqi dhe Holandë.

“Më dukej surreale. E pyeta veten nëse ai ishte ende duke fjetur. Dhe fillova të bëj telefonata, të flas me miqtë dhe lajmi është i vërtetë, nuk mund ta besoj. Askush nuk e mohoi. Mora vesh që ai ka një vëlla binjak dhe që luan edhe futboll”,- deklaroi Florin Prunea, ish-lojtar dhe ish-president i Dinamos.

Gazetari rumun Emanuel Rosu ka publikuar se Dinamo i ka kërkuar të dyshuarit Edgar Ié që të tregojë lejen e drejtimit, gjë që lojtari e ka refuzuar.

Sipas Marca , nëse konfirmohet situata e paprecedentë, atëherë Dinamo mund të humbasë tetë pikët e fituara me Edelinon në 5 ndeshje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit