-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Investimi në një restorant francez ngre hije dyshimi mbi ministrin e Shtetit

Kryesoret

Natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2023, një grup zyrtarësh u mblodhën për të trokitur gotat tek “The Home” – një restorant komod i frymëzuar nga bistrot pariziene në zemër të Pazarit të Ri në Tiranë.

Darka përbëhej nga 55 persona dhe u pagua nga Bashkia e Tiranës me një faturë prej 236 mijë lekësh në total.

Restoranti “The Home” ndodhet në një vilë të rinovuar dykatëshe me një oborr të vogël që rrihet nga dielli, një ambient i rehatshëm për darka me miq ose festa të rezervuara familjare. Restoranti premton gjithashtu një përvojë gastronomike me produktet e brumit, kuzhinën eksperimentale, ëmbëlsirat dhe një listë të gjatë verërash portugeze.

Por menuja e pasur nuk duket arsyeja e vetme që i mblodhi zyrtarët e Bashkisë në “The Home” – Shtëpi.

Edhe pse njihet prej shefit të kuzhinës, Ledion Çollaku, The Home është në pronësinë familjare të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës; i pari ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që mban sot postin e ministrit të Shtetit për Qeverisjen Vendore dhe i dyti këshilltari jetëgjatë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim. Në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, kompania është regjistruar në pronësinë e bashkëshorteve të tyre, Marinela Lika me 50% të aksioneve dhe Besa Fuga me 50%.

Festa e Vitit të Ri nuk ishte darka e parë e bashkisë së Tiranës e organizuar në restorantin “The Home” dhe shpenzimi i parave publike në restorantin e bashkëshortes, gjatë kohës që ai ishte nënkryetar bashkie, përbën sipas ligjit konflikt interesi për Maznikun.Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit