Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League.
Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë.
De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.