Në pyllin e Shporit janë gjetur dhe asgjësuar 236 fidanë cannabisi.
Është identifikuar dhe vënë në pranga personi përgjegjës për këtë vepër.
Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga qytetarin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.