-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici u vra dje, flasin fqinjët me lot në sy: Kishte tre javë që ishte martuar

Kryesoret

Disa nga fiqnjët e 28-vjeçarit Novruz Cenalia i cili u vra një ditë më parë nga 23-vjeçari Azgan Mërnica kanë treguar se efektivi i policisë njihej si një djalë shumë pozitiv.
Ata kanë treguar se ai kishte vetëm 3 javë që ishte martuar dhe se ishte një djalë shumë punëtor.

“Ka qenë shumë djalë i mirë. Shumë familje shumë e rregullt, korrekt, djalë I urtë, punëtor, i thjeshtë. me shumë keqardhje e bëj këtë intervistë, u çudita kur e mora vesh nga mediat. Te kthesa ka bërë një parakalim ai boti, pse se ke hapur rrugë, ka ndaluar për t’u sqaruar, mund të jetë trembur nga uniforma dhe ka pas armën e ka qëlluar në kokë. Ka ndërruar jetë menjëherë. Unë dje pasdite e takova. Kishte 2-3 javë që ishte martuar. Për familjen është shumë e vështirë. Katastrofë.

Nuk e kam njohur autorin e ngjarjes”, tha një prej fqinjëve.

Po ashtu, një tjetër fqinj me 28-vjeçarin Cenalia teksa shprehu tronditjen nga ngjarje e rëndë, deklaroi se i ndjeri ka qenë një djalë i sjellshëm dhe që nuk ka pasur asnjëherë konflikte me të tjerët.

“Unë e kam komshi. Nuk kanë pasur konflikte. Djalë shumë i sjellshëm. Kanë 15 vite që jetojnë këtu. Tronditje e rëndë. Është djalë I ri.

Para tre ditësh e takova. Edhe babai I tij oficer policie. Njerëz të mirë. Autori është nga një fshat tjetër”, u shpreh një tjetër fqinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit