-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit, Salianji: Ishalla i fundit, duhet të merren masa të forta

Kryesoret

Komisioni i Sigurisë e ka nisur punën ditën e sotme me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia mesditën e djeshme në Fier nga Azgan Mernica 23-vjeç, i cili është në kërkim. Deputeti Ervin Salianji u shpreh se fakti që vihet dorë mbi punonjës të Policisë së Shtetit tregon fatkeqësisht që gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë.

“Ne i bashkohemi dhimbjes të familjarëve të policit të vrarë, por edhe dhimbjes së kolegëve të tij që humbën një djalë të ri. Ne e dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë ngjarje dhe organet ligjzbatuese duhet të përdorin forcën më të madhe që i jep ligji për të nxjerrë para drejtësisë autorin dhe për të marrë ndëshkimin e merituar.

Ne do të marrim pjesë në çdo homazh, ishalla i fundit, që ka të bëjë me punonjës policie që humbin jetën. Fakti që vihet dorë mbi punonjës të Policisë së Shtetit tregon fatkeqësisht që gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë. Ne duhet të bëjmë më shumë që të merren masa, që ngjarje të tilla mos ndodhin më. Do dëshiroja që në nder të efektivit të vrarë të mbanim 1 minutë heshtje” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit