-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vriten 2 policë teksa transportonin një të burgosur që u arratis

Kryesoret

2 oficerë francezë janë qëlluar për vdekje dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë ditën e sotme pasi disa njerëz të armatosur i zunë pritën një furgoni burgu për të liruar një të burgosur.
I burgosuri i paidentifikuar dhe sulmuesit u arratisën, tha policia.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se ishte nisur një aksion i madh kërkimi.
“Po përdoren të gjitha mjetet për të gjetur këta kriminelë. Me udhëzimet e mia janë mobilizuar disa qindra policë dhe xhandarë”, shkruan ai në X.

Ministri i Drejtësisë Éric Dupond-Moretti tha se dy nga oficerët e plagosur ishin në një gjendje veçanërisht kritike, raporton Reuters, transmeton Express.

“Absolutisht do të bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi të neveritshëm”, tha ai për BFM TV.

“Këta janë njerëz për të cilët jeta nuk do të thotë asgjë. Ata do të arrestohen, gjykohen dhe dënohen sipas krimit që kanë kryer”.

Imazhet në mediat sociale shfaqën të paktën dy burra me kapuç që mbanin pushkë duke u rrotulluar pranë një SUV (veturë) që ishte në flakë. Makina SUV dukej se ishte përplasur në pjesën e përparme të furgonit të burgut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit