-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AADF: Dhurojmë mbi 6 milionë dollarë për Butrintin, por nuk jemi ne menaxhuesit e tij

Kryesoret

Përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) theksuan sot se projekti i tyre për menaxhimin e Butrintit synon vetëm ruajtjen e pasurive arkeologjike dhe shtimin e vizitorëve në atë zonë me rëndësi të madhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Në fund të prillit Gjykata Kushtetuese i hapi rrugën menaxhimit të Butrintit përmes një fondacioni, duke rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh opozitarë për anullimin e marrëveshjes midis ministrisë së Kulturës dhe AADF-së.

Përfaqësuesit e AADF-së pohuan para shtypit se ky fondacion do të dhurojë një fond mbi 6 milionë dollarë, por asnjëherë nuk do të jetë ai menaxhuesi i Butrintit, i cili është pronë e shtetit shqiptar.

Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim, AADF, është angazhuar për projekte të ndryshme në përfitim të Parkut Kombëtar të Butrintit me një fond prej 6.18 milionë dollarë amarikanë, ndërsa drejtues të tij theksuan sot se ky Fondacion nuk është dhe nuk do të jetë menaxhues i Butrintit.

Kryetari i Bordit, Michael D. Granoff, tha sot në një konferencë për shtypin se në Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit AADF është donator në këtë projekt, që synon ruajtjen dhe promovimin e Butrintit, si zona më e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Ai theksoi se AADF-ja ka nisur punën për ta ndihmuar Butrintin shumë vite më parë, dhe për të ruajtur ato vlera të trashëgimisë kulturore për një kohë të gjatë, të cilat janë pasuri publike, në pronësi të shtetit, i cili është përgjegjës për to. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit