-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi për votën e emigrantëve: Palët janë të angazhuara seriozisht

Kryesoret

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se pas përfundimit të mbledhjes së dialogut për Reformën Zgjedhore duket se palët po angazhohen për votën e emigrantëve.

Gjatë një deklarate për mediat Celibashi u shpreh se KQZ ka propozuar të administrojë këtë proces nëse arrihet të realizohet.

Celibashi deklaroi se votimi duhet të realizohet nëpërmjet internetit.
“Nëse nuk do të kemi rregullat për votimin nga jashtë brenda këtij sesioni të kuvendit, thuajse me siguri absolute votimi nga jashtë nuk mund të realizohet në 2025.

Nga ajo që pashë në këtë format tavoline, duket që palët janë të angazhuara seriozisht.

Nuk e di nëse do të prodhojnë rezultat, por duket që ka interes dhe vullnet për një zgjidhje në lidhje për këtë çështje duke e parë nga natyra e pyetjeve.

Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që propozova është që të jetë institucioni i KQZ, ai i cili administron kërkesat e atyre votuesve që duan të votojmë jashtë territorit.

Gjithë këtë proces ta administrojë KQZ.

Nëse do të konsiderohej ideja që propozoj, mendoj që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë tjetër elektronike.

Nuk mendoj se është votimi me postë si zgjidhja më e mirë për rastin e Shqipërisë.

Një ndër opsionet është ai i kombinuar ku fleta dërgohet në mënyrë elektronike. “, tha Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit