-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Maskaradë paligjshmërie dhe show’ Gogu: Dëshmia e Ballës ndaloi për arsye sigurie

Kryesoret

Nënkryetari socialist i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS Toni Gogu tha se dëshmia e ministrit të Brendshëm Taulant Balla nuk mund të vazhdonte pasi nuk e kishin të gjithë deputetët çertifikatën e sigurisë.

“Kam katër orë që dëgjoj një maskaradë paligjshmërie dhe vishet edhe maska e shout. Parlamenti po heton një nga çështjet e sigurisë kombëtare. Kemi thirrur dëshmitarët dhe ata janë paraqitur.

Shteti ka ardhur sepse vlerëson se është një çështje sensitive. Në momentin që sekreti shtetëror duhet t’u paraqitet deputetëve rezulton që një grup deputetësh rezultojnë pa certifikatë sigurie. Kur kërkesat hidhen për votim janë procedurale. Në paligjshmëri të plotë, në vendimin e ndërmjetëm për dyer të mbyllura, kryetari futi edhe ca kërkesa të tjera.

Në momenti kur kishte pyetje, ministri tha se kam informacion por është sekret shtetëror. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën e emisionit. Ka mjaftueshëm deputetë që e kanë certifikatën e sigurisë. Mbledhja mund të vazhdonte dhe u kërkua që të gjithë të merrnin pjesë duke u pajisur me certifikatë sigurie”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit