Kryeministri populist i Sllovakisë Robert Fico është plagosur me armë zjarri të mërkurën pasdite dhe është dërguar në spital. Stacionit televiziv TA3 njofton se 59 vjeçari Fico u qëllua në stomak.
Ngjarja ndodhi jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, ku kryeministri po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij. E njëjta media njoftoi se personi i dyshuar për ngjarjen është ndaluar. Policia ka rrethuar vendngjarjen.
Një tjetër media sllovake shkruan se autori e thirri duke iu drejtuar me fjalët “Robo, hajde këtu” dhe pak më pas qëlloi në drejtim të kryeministrit Robert Fico, i cili doli mes turmës.
Kryeministri ndodhet në një nga spitalet pranë Handlovas. “E kam parë se si e kanë goditur në gjoks”, tha një tjetër dëshmitar. Fico u rrëzua përtokë pas të shtënave.
Plumba kryeministrit sllovak, dëshmitari: E kishte futur në shënjestër (VIDEO)