-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkup/ KSHZ miraton ankesat: Mund të ketë rivotim

Kryesoret

Vendimi i fundit i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për miratimin e ankesave të koalicionit “Vlen”, të partive VMRO-DPMNE, LSDM dhe “E Majta” ka gjasa të mëdha ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, duke i hequr të paktën një deri në dy deputetë koalicionit Fronti Evropian të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Votimi do të përsëritet në shtatë qendra në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Njësia e gjashtë zgjedhore përfshin rajonin e Pollogut. Koalicioni “Vlen” është ankuar për parregullsi në një fshat të Tetovës, edhe pse në kutitë e votimit ka pasur më tepër vota se sa Fronti Evropian.

Nga Fronti Evropian thonë se KSHZ në bashkëpunim me “Vlen” dhe partitë maqedonase po manipulojnë procesin dhe “po bëjnë inxhinieringun e votave”, siç shprehen përfaqësuesit e këtij koalicioni. KSHZ miratoi ankesën e VMRO-së dhe koalicionit të tij për parregullsi në njësinë e pestë zgjedhore, përkatësisht në Krushevë, Ohër, Strugë dhe në fshatin Dollnen.

Atje, po ashtu ekziston mundësia që një deputet t’i hiqet BDI-së dhe koalicionit të tij dhe t’i jepet Lidhjes Social Demokrate, në rast se rivotimi del në favor të partive kundërshtare të Frontit Evropian. Në këtë njësi zgjedhore BDI-ja me 109 vota më teper se LSDM-ja arriti të sigurojë katër deputetë, ndërsa kjo e fundit tre.

Ankesat kishin të bëjnë me mospërputhjen e numrit të votuesve të regjistruar në regjistrin zgjedhor dhe numrin e fletëve të votimit në kutitë e votimit; procesverbalet e plotësuara në mënyrë jo të duhur, mospërputhje e numrave nga procesverbalet me aparatin e identifikimit biometrik./voa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit