Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur e arrestimin e 50-vjeçarit shqiptar, Eduart Danaj, i cili vrau mëngjesin e kësaj të enjte bashkëshorten e tij me thikë.
Enkelejda Danaj u vra nga bashkëshorti në mëngjes, teksa po shkonte në punë, ndërsa burri vrasës u arrestua disa orë pas krimit makabër.
Protothema.gr raporton se Eduarti u arrestua në zonën e Filit.
Sipas burimeve të policisë 50-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit në momentin që u arrestua, ndërsa tentoi deri në sekondën e fundit që t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u fshehur në pallatin në ndërtim.