Mbrojtësi veteran ka fituar tetë trofe gjatë dy periudhave të gjata duke mbuluar 17 sezone në ekipin ku ai filloi karrierën e tij.
“ Navas do të largohet nga Sevilla në fund të sezonit 2023/24… i tha kapiteni i klubit, shokëve të tij dhe stafit stërvitor në seancën stërvitore këtë mëngjes”, thuhet në njoftimin e Sevillas.
Navas tashmë në moshën 38-vjeçare, ka luajtur 688 ndeshje për Sevillan në të gjitha garat, duke bërë paraqitjen e tij të 500-të në La Liga për skuadrën andaluciane në mesjavë.
Spanjolli ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 119 asistime në kohën e tij te Sevilla, duke filluar karrierën e tij si anësor dhe më pas duke luajtur si mbrojtës i djathtë.
Navas ka fituar katër tituj të Europa League, dy triumfe në Copa del Rey, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës gjatë kohës së tij në klub.
Në vitin 2013 Navas u largua për në Manchester City , ku fitoi Premier League dhe dy Kupa të Ligës, më vonë u kthye në Sevilla në 2017.
🗣️ @JNavas
“I have experienced the best moments of my life here at Sevilla and I would like to thank everyone from the bottom of my heart.” ❤️ pic.twitter.com/4N9tyynEqg
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) May 16, 2024