-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarandë/ Seancë për ish zyrtarët e ASHK dhe ish deputetin, lihen në fuqi masat e sigurisë

Kryesoret

Para gjykatës së Sarandës kanë dalë sot për t’u njohur me masat e sigurisë 3 ish-zyrtarë dhe 1 ish-deputet për t’u njohur me masat e tyre.

Të pranishëm ishin sot ish Drejtoresha e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, ish specialistët e ASHK Sarandë Aida Demi, zyrtarët Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjeç, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Gani Hoxha, 61 vjeç, i akuzuar për “falsifikim dokumentash”.

Prokuroria e Sarandës kishte paraqitur kërkesë në Gjykatën e Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Likën, Strokën dhe Hoxhën, masa të cilat u pranuan dhe caktuan më pas nga Gjykata.

Avokatët e tyre kanë kërkuar ndryshimin e masave të sigurimit të caktuara në mungesë ndaj tyre, por pas rreth 6 orë seancë, kërkesa është rrëzuar nga Gjykata, i cili ka lënë në fuqi vendimin e 13 majit për masat e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Aida Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Erald Likën, Ermen Strokën dhe Gani Hoxhën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit