Mbulimi i fytyrës me hixhab do të ndalohet në shkollat e qytetit dhe shtetit federal të Hamburgut.
“Shkolla dhe mbulimi i fytyrës nuk shkojnë bashkë. Të shohësh fytyrën e bashkëbiseduesit është e rëndësishme për komunikimin”, tha Nils Hansen, ekspert i arsimit në degën e Hamburgut të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD).
Të gjitha klubet përfaqësuese në senatin e provincës, përveç partisë së Majtë, votuan për miratimin e një ligji që do të mundësonte ndalimin e mbulimit të fytyrës. Nisma ligjore u nis pasi një gjykatë e Hamburgut në vitin 2020 pranoi një padi të ngritur nga një nxënëse 16-vjeçare, e cila u ankua se ishte përjashtuar nga klasa për veshjen e hixhabit. Gjykata më pas shpjegoi vendimin duke thënë se nuk ka bazë ligjore për një ndalim të tillë.