Ermonela Felaj riktheu në vëmendje vrasjen e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 2021 duke kërkuar që SAPK dhe policia kriminale ta hetojë.
Një replikë për këtë çështje ka ardhur dhe nga deputeti i opozitës Qani Xhafa.
Qani Xhafa: Meqë përmende Elbasanin, unë si deputet i Elbasanit e kam vuajtur në kurriz bandat që drejtonin fushatën në kohën tuaj. Më vjen keq që ti përdor viktimën në këtë rast në parlament, por faji ishte i juaji i bandave që drejtonin fushatën tuaj. Unë vetë jam përball me bandat në Elbasan që një pjesë sot janë brenda dhe e kemi vuajtur në mënyrë misterioze. Ekspertiza që po ribëhet do japë detajet e duhura se e kishte fajin.
Ermonela Felaj: Fajtorin le ta gjejë gjykata ne kemi punë me qytetarët dhe është mirë të merremi me qytetarët e ndershëm e jo me kriminel