-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani fiton kundër Skënderbeut

Kryesoret

Partizani është ekipi i parë që kalon për në sfidën që vendos kampionin e Superiores, pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four”.

Kryeqytetasit diktuan ritmin ndaj korçarëve gjatë gjithë sfidës, megjithatë fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.

Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 48’, Rrapaj bën një super kalim dhe i dhuron asist Bintsouka-s, me këtë të fundit që e finalizoi topin në fundin e rrjetës dhe i dha avantazhin, por njëkohësisht edhe fiton Partizanit.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat në minutat në vijim, ky takim u mbyll me rezultatin 1-0.

Pas këtij triumfi, Partizani bëhet finalisti i parë i “Final Four”, ndërsa do të luftojë për titullin kampion në ndeshjen e fundit, që do të luhet më 26 maj, ndërsa finalisti i dytë do të vendoset mes Egnatias dhe Vllaznisë më 19 maj.

Ndërsa më 24 maj luhet ndeshja e vendit të tretë dhe të katërt mes Skënderbeut dhe skuadrës që nuk shkon në finale mes Egnatia-Vllaznia.

Partizani-Skënderbeu (1-0)

/ SuperSport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit