Arrestimi i Armando Ndrecës, mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.
Disa javë më parë, vëllai i deputetit u shoqërua në polici në lidhje me zbulimin e një ambienti të përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike, ku u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), si dhe një sasi lënde narkotike.
Në lidhje me zbulimin e shtëpisë së barit në fillim të muajit prill, u ndalua Armando Ndreca, kunati i këtij të fundit Armel Nikndukaj, dhe shoku i tij, Elvis Shpellzai 28 vjeç. Më pas policia liroi vëllain e deputetit.
Ai u ndalua sërish këtë të premte gjatë mega-operacionit të SPAK ku u lëshuan 43 urdhër-arreste përfshirë, vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, Leonard dhe Erlis Duka, Durim dhe Valter Bami, si dhe Endrit Doklen, Plarent Dervishajn dhe Fatmir Hysenin.
Kontrollet për kapjen e tyre janë ushtruar në Fushë-Krujë, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë. Një pjesë e konisderueshme e personave të shpallur në kërkim, dyshohet se janë jashtë vendit./ Euronews