-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xavi-Barcelona kthehet në një ‘telenovelë’, Laporta kërkon shkarkim e trajnerit

Kryesoret

E ardhmja e Xavi Hernandez tek Barcelona tashmë po kthehet në një dramë-komedi. Mbrëmjen e djeshme katalanasit morën një fitore 2-0 ndaj Almerias, tashmë e rënë nga kategoria.

Një 3-pikësh që çon Barcelonën drejt sigurimit të vendit të dytë në La Liga, me 4 pikë mbi Gironan ata pritet të mbyllin llogaritë javën e ardhshme kundër Vallecanos.

Megjithatë vëmendja është kthyer dhe një herë tek e ardhmja e Xavit. Vetëm 22 ditë pasi trajneri, Laporta dhe Deco, shtrënguan duart për të vazhduar bashkëpunimin e tyre dhe sezonin tjetër, duket se gjithçka është përmbysur.

Në një kthesë të dytë dramatike, presidenti i Barçës, Joan Laporta ka vendosur që klubi të mos vazhdojë me 44-vjeçarin, i cili ka qenë në krye të skuadrës në Camp Nou që nga viti 2021.

Laporta është i pakënaqur me komentet që Xavi ka bërë në shtyp, në të cilat ai ka deklaruar se do të jetë e pamundur për Barcelonën të konkurrojë me Real Madridin dhe skuadrat e tjera të mëdha evropiane për shkak të vështirësive financiare të klubit.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë që gjendja financiare e Barcelonës nuk është e mirë. Nuk ka lidhje fare me atë që ka qenë para 25 viteve, kur një trajner kërkonte lojtar, i realizohej direkt. Ky është realiteti”, deklaroi Çavi.

Kjo deklaratë e ka tërbuar Laportën i cili ka dhënë dritën jeshile për të shkarkuar trajnerin dhe për të nisur nga puna për zëvendësuesin e tij.

Largimi i Xavi nga Barcelona pritet të zyrtarizohet pas ndeshjes së parafundit të sezonit në ligë kundër Raye Vallecano, që zhvillohet të dielën, për aq kohë sa të sigurohet vendi i dytë në tabelë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit