-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video mizore! Reperi sulmon të dashurën me shkelma dhe e tërheq zvarrë

Kryesoret

Pamje të rënda. Një video e kamerave të sigurisë nga viti 2016 e publikuar nga CNN tregon reperin Sean “Diddy” Combs duke tërhequr zvarrë dhe shkelmuar të dashurën e tij të atëhershme, Cassie Ventura. Videoja e publikuar nga CNN është nga përleshja e çiftit në atë kohë dhe përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura.

Pamjet janë të datës 5 mars 2016 , dhe sipas padisë së Venturës, janë realizuar në hotelin InterContinental tashmë të mbyllur në Century City, Los Angeles. Në video, Ventura del nga një dhomë hoteli dhe ecën drejt ashensorit. Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në korridor pas Venturës. E kap nga qafa dhe e hedh ne dysheme. Duke mbajtur ende peshqirin me njërën dorë, ai kthehet për ta goditur me shkelm.

Me Venturën në tokë, Combs merr një çantë nga dyshemeja përpara se të kthehet menjëherë dhe ta godasë përsëri Venturën ndërsa ajo mbetet e pa lëvizur në dysheme. Mes dy goditjeve kalojnë rreth katër sekonda, sipas videos. Më pas ai e tërheq zvarrë Venturën me xhupin e saj drejt një dhome.

Ventura, e cila arriti një marrëveshje me Combs nuk pranoi të komentojë videon e postuar nga CNN.  Avokati i Venturës, Douglas H. Wigdor, tha: “Videoja tronditëse konfirmoi më tej sjelljen shqetësuese të Combs. Fjalët nuk mund të shprehin guximin që shfaqi zonja për të zbuluar këtë”. Reperi po përballet me akuza të rënda për sulm seksual, përfshirë përdhunim dhe dhunë në familje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit