Autostrada e re Thumanë-Kashar është shumë afër përfundimit të punive dhe do të jetë gati më 30 qershor 2024.
Kjo autstradë e kategorisë A do të jetë e gjatë 21 kilometra dhe shpejtësia e lejuar do të jetë 140 kilometra për orë.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.
Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.