-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Hyseni: Hapni sytë tani, sfidat e biznesit drejt BE-së

Kryesoret

Drejtuesi i “Straife” Alket Hyseni ka organizuar ditën e sotme një konferencë në Tiranë me drejtues të industrive, politikëbërës dhe ekspertë për menaxhimin e sfidave me të cilat përballet biznesi shqiptar në një kohë që vendi vazhdon procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ish-deputeti, tashmë me një sfidë të re theksoi se duhet të hapen sytë sot për t’u adaptuar me legjislacionin e BE-së.

“Straife është një kompani globale menaxhimi dhe risku që ofron shërbime për individë, korporata dhe qeveritë me shtrirje në 7 shtete të ndryshme. Kemi zhvilluar disa aktivitete, një vitin e kaluar me Bill Clinton në Bullgari, me Mike Pompeo në Tiranë, jo më larg se dy ditë më parë vijmë nga një aktivitet me Hillary Clinton.

Me një elitë ekspertize të nivelit të lartë e konsiderojmë prioritet menaxhimin e sfidave që sjell integrimi i rajonit në BE. Straife ka hapur zyrat edhe në Tiranë e Bruksel. Është fakt se Shqipëria gjendet më pranë se kurrë finalizimit të procesit në BE. Momenti që Shqipëria dhe rajoni do të jenë pjesë e BE-së do të sjellin disa ndryshime rrënjësore duke u përballur me sfida të reja.

Anëtarësimi në BE mund të sjellë rritjen e fondeve të BE-së, mbështetja për sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhdukjen e kufizimeve doganore, qasje më e lehtë në një treg me 450 milionë banorësh. Por shfaqen sfida, si konkurrenca, nevoja e adaptimit me rregulloren e BE-së, standardet, pronësia intelektuale, mbrojtja e konsumatorit dhe plot sfida të tjera.

Këto sfida i kanë kaluar bizneset e vendeve që janë anëtarësuar në BE përpara nesh. Kështu ka ndodhur me biznesin kroat, rumun, etj që i vuajtën këto sfida. Duhet të hapim sytë sot të gjejmë konsultën e nevojshme, të bëjmë debatin e duhur tani që të mos jetë vonë” tha ai.

Straife” ofron shërbime këshillimi dhe udhëzon klientët përmes sfidave të tyre më komplekse duke u mbështetur në praktikat më të mira ekzistuese dhe partneritetet globale. Për të mësuar më shumë, vizitonistraife.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit