Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar nga Tirana i cili kishte krijuar një skemë mashtrim me makinat me qira.
Kreshnik Drishti merrte makina me qira dhe i shite te persona të tjerë dhe nëpërmjet kësaj skeme kishte arritur të vidhte dhjetëra makina luksoze.
Ai nuk i dorëzonte makinat e marra por i shiste tek të tjerët me kontratë noteriale ku procedurat i kryente në zyrën e noteres Xhoana Omari.
Burime bëjnë me dije se Krimi Ekonomik mori në pyetje noteren, e cila ka dëshmuar se nuk e kishte idenë se kontratat ishin me firmë të falsifikuar, duke dhënë justifikimin se me Drishtin, që e kishte klient, kishte shumë kohë që bashkëpunonte dhe kishte krijuar besim, por kjo nuk e ka justifikuar për të nisur edhe për të hetim në gjendje të lirë.
37-vjeçari dyshohet se mund të jetë larguar nga vendi dhe akoma nuk është lokalizuar.