Filip Talo, i lakuar për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit (për ish-Presidentin Ilir Meta), u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar.
Së fundmi është zbardhur dhe dëshmia e tij para prokurorëve ku është shprehur “Iu qëndroj pretendimeve që kam bërë dhe nuk dua të shqetësohet me familja ime”, mësohet të ketë deklaruar Talo, i cili u pyet për kallëzimin e Metës kundër autoritetit të Dosjeve.
Ai tha se: “për rastin konkret kam dhënë shpjegime para Autoritetit të Dosjeve dhe ambasadës dhe s’dua të shqetësohem me për këtë çështje.”
Filip Talo është ish-studenti që tentoi të arratisej në vitin 1989 dhe përfundoi i denoncuar në Sigurimin e Shtetit.
Në dyshimet e ngritura, Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit si dhe ka spiunuar Filip Talon.
Gjë e cila më herët është mohuar nga ai vetë, duke u shprehur ‘ nuk më spiunoi Ilir Meta por shoku im i konviktit.”