Janë arrestuar 3 persona të cilët kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 20-vjeçar.
Në pranga janë vendosur D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim H. P., 19 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
U arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.