-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet hapja e qendrave të migrantëve në Shqipëri

Kryesoret

Hapja e dy qendrave për migrantë në Shqipëri, që do të drejtohen nga Italia, është shtyrë për shkak se nuk kanë përfunduar punimet, tha një zyrtar shqiptar.

Ato ishin paraparë të hapeshin të hënën, më 20 maj.

Shqipëria do të pranojë migrantë që Italia do të shpëtojë në det. Një nga qendrat është në Shëngjin, në Detin Adriatik. Qendra tjetër, ku migrantët do të presin derisa të procedohet rasti i tyre, gjendet në Gjadër.

Sandër Marashi, drejtor i portit në Shëngjin tha se nuk do të ketë migrantë të hënën sepse “po vazhdon ndërtimi” në port.

Javën e kaluar, agjencia e lajmeve ANSA raportoi se do të shtyhet hapja e qendrave për shkak të punës në ndërtim, që aktualisht po kryejnë kompanitë italiane.

“Inxhinierët e ushtrisë italiane, që punojnë në Shëngjin dhe Gjadër sipas marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës, ende nuk kanë përfunduar ndërtimin e qendrave pritëse”, raportoi kjo agjenci italiane.

Në fillim të majit, vetëm një numër i vogël i blloqeve të parafabrikuara u instaluan në qendrën në portin e Shëngjinit.

Kur të përfundojë, qendra do të jetë 4.000 metra katrorë e rrethuar me mure metalike të gjata prej katër metrash, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Pas regjistrimit, migrantët do të dërgohen në Gjadër, ku gjendet një ish-bazë ushtarake, rreth 20 kilometra larg nga porti. Në këtë vend, migrantët do të qëndrojnë derisa të trajtohen aplikimet e tyre për azil.

Dy qendrat, që do të financohen dhe menaxhohen nga Italia, mund të akomodojnë deri në 3.000 migrantë që do të vijnë nga Italia përmes detit. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit