I ftuar në emisionin ” 5 Pyetjet” nga Babaramo Anëtari i kryesisë PDK Adri Nurellari, ka folur për situatën e zgjedhjeve të parakohëshme të mundshme në Kosovë. Ai ka shprehur se ka shumë spekulime për arsyet se pse kjo mund të ndodhë
“Pra para se të vinim aty kishim një sfidë ishte sinjali i parë i ardhur nga kryeministri, ftesë që çdo parti opozitare do i përgjigje.E shoh se kemi nevojë për një riorganizmi.
Të bëhen zgjedhjet mundësisht brenda qershorit, data maksimale është 7 korriku. Ka shumë spekulime pse Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohëshme.
Disa spekulojnë se ardhja e Trumpit ndikon, disa thonë se janë probleme të brendshme.
Zoti Kurti tha se e donte në vjeshtë por ne nuk pranuam.” u shpreh ai.