Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një vajzë 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë arrestuar të dyshuarin.
“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi Bledar R. 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.