Në Dublin po luhet finalja e UEFA Europa League.
Berat Gjimshi me shiritin e kapitenit po udhëheq Atalantën në kërkim të trofeut, me bergamaskët që e nisën me vrull të lartë sfidën dhe arritën të kalonin menjëherë në avantazh ndaj Bayern Leverkusen.
Pas një ‘breshëri’ tentativash drejt zonës gjermane Lookman gjeti një hapësirë brenda zonës së rreptësisë, një top i ulët u godit më së miri nga sulmuesi nigerian duke shënuar golin e parë të sfidës në minutën e 10-të. (VIDEO)
Leverkusen rriti numrin e pasimeve por në të 26-tën ishte një tjetër supergol i Lookman, i cili me një goditje nga jashtë zonës gjeti cepin e portës duke çuar shifrat në 2-0 për italianët. (VIDEO)
Atalanta luan me : Muso; Gjimshiti, Hien, Kolashinaç; Zapakosta, Ederson, Kopmeiners, Ruxheri; De Ketelaere, Skamaka, Lokman | Trajner: Xhan Piero Gasperini
Ndërsa Xabi Alonso ka hedhur në fushë: Kovar; Tapsoba, Tah, Stasisiç; Hinkapie, Palacios, Xhaka, Frimpong; Grimaldo, Virtc; Adli