-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhvatën qytetarët, BSH u heq licencat ‘Micro Credit Albania’ dhe ‘Final’

Kryesoret

Banka e Shqipërisë, mori sot vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k. të cilat ishin pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.

Vendimi erdhi pasditen e sotme, pasi prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte nisur hetim ndaj nëntë personave, mes tyre dhe administratores së Micro Credit Albania, Elda Ibro, dhe administratorit të subjektit “Final’ Arben Meskuti nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtëshme apo të paluajtëshme.

Sipas njoftimit të publikuar sot në faqen zyrtare të BSH-së, vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.

Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht”, citon BSH-ja.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë  thotë se po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Subjekti financiar jobankë “Micro Credit Albania” sh.p.k ka 15.942 klientë 90% dhe janë në sekuestro me vendim të formës së prerë. Ndërkohë Kompania ‘Final’ ka 16600 klientë, 90% e tyre janë në sekuestro preventive.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit