-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Po tregove, do të vras babin’- Flet nëna e të miturës: 64-vjeçari e merrte jashtë fshatit

Kryesoret

Nëna e 13-vjeçares që akuzoi 64-vjeçarin për ngacmim seksual ndaj saj, ka rrëfyer se çfarë i ka thënë e bija pasi zbuloi mesazhet mes tyre.

Sipas saj 64-vjeçari e ka kërcënuar vajzën se nëse do tregonte, ai do t’i vriste babain.

Nëna është shprehur se 64-vjeçari e merrte jashtë fshatit dhe e gënjente duke i dhënë lekë madje duke e prekur në vende intime.

“Unë këto dy tre ditë e kam marrë vesh por vajza siç me tregoi po tregove më shtëpi unë do të vras babain.

Këtë ja ka thënë muaj më parë më parë. Vajza më tha që’ atë që mendoni ju, nuk më ka bërë. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera’.

E ka prekur me dorë në pjesë të trupit. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje të vinim apo të vinin ata as konflikt nuk kishim.

Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje.

E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë, e kërcënonte”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit