-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ AMP godet grupin kriminal të drogës, në pranga polici dhe 3 kushërinjt e tij

Kryesoret

Një punonjës policie dhe 3 persona të tjerë akuzohen nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë punonjësi i policisë Lorenc Gropa me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, si dhe shtetasit Klevis Gropa dhe Ledjon Gropa, që dyshohet se shisnin drogën në ambientet e një bar kafe në Patos.

Nga kontrolli i banesës së efektivit u gjet një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë B.F., i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”, si dhe M.G., i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit