Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku si pasojë e një sulmi me thikë një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Viktima është një grua 34 vjeçare, ndërsa e plagosur një 38-vjeçare, e cila është dërguar menjëherë në spital.
Deri më tani, asnjë person nuk është arrestuar. Ndërsa plazhi është rrethuar dhe ekspertët e mjekësisë ligjore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet në zonë.