-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Gërdeci’/ Mungojnë prokurorët, shtyhet seanca për Fatmir Mediun

Kryesoret

Në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediut këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme u paraqitën për të dëshmuar 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008.

Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së dy prokurorëve  Arben Kraja e Klodian Braho, të cilët kishin njoftuar gjykatën se ndodhen në një aktivitet për arsye pune.

Ndërkaq mësohet se ekspertët e thirrur, deklaruan në gjykatë se nuk kanë pse të jenë pjesë e procesit.

“Kemi qenë të atashuar  në prokurori për shkak të detyrës që kemi patur, por nuk kemi qenë të licensuar. Nuk mbajmë mend çfarë kemi bërë përpara 16 vitesh. Atë që kemi patur për të thënë e kemi bërë përpara  prokurorit Sokol Stojani. Si mund të përgjigjemi ne sot kur kanë kaluar 16 vite. Unë nuk jam ekspert, të vijë prokurori Stojani në gjyq me të cilin kemi folur në atë kohë”.

Një tjetër ekspert mbajti të njëjtin qëndrim, duke u shprehur: “Jemi mbi 70 vjeç, çfarë mund të dëshmojmë për diçka kur ka kaluar kaq kohë. Sa akte kemi bërë ne si mund të pretendohet të mbajmë mend të gjitha”.

Sakaq gjyqtarja Irena Gjoka deklaroi se dëshmitarët janë të detyruar të japin shpjegime para gjykatës për një akt që e kane hartuar vete, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 12 qershor në oren 09:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit